marketing shqip

Marketing që e bën biznesin tënd të duket, të kuptohet dhe të mbahet mend.


Mirë se erdhe te Social Alba

studio marketingu, përmbajtjeje dhe storytelling-u për biznese shqiptare

Social Alba është për bizneset që e dinë se duhet të jenë online, por s'janë të sigurta çfarë të thonë, kujt dhe si. Këtu marketingu nis me qartësi dhe pastaj kthehet në përmbajtje, foto, video dhe plan.

Biznese nga Shqipëria dhe jashtë saj kanë zgjedhur të punojnë me Social Alba

Në 5 vite kam bashkëpunuar me klientë të çdo madhësie, nga detyra të vogla e të shpejta te menaxhimi mujor i llogarive dhe ndërtimi i website-ve të plota.

klientë kombëtarë dhe ndërkombëtarë
0 +
llogari rrjetesh sociale të menaxhuara
0 +
website të ndërtuar
0 +
vite përvojë
0
dsc00407
Unë jam Klenajda​​

Prej mbi 5 vitesh punoj në marketing dhe social media, duke bashkëpunuar me klientë në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht.

Biznesi yt ka nevojë për më shumë se postime të bukura. Ka nevojë për identitet të qartë, përmbajtje që tërheq dhe një histori që njerëzit e mbajnë mend. Strategji & Social Media Management: për ata që s'kanë kohë ose s'dinë çfarë të postojnë. Foto & Video: përmbajtje autentike që duket profesionale, jo stock. Storytelling: historia e biznesit tënd, e treguar përmes videos, portreteve dhe serive përmbajtjeje. Logo & Branding: identitet që e përfaqëson realisht biznesin. Website që shesin: faqe që shpjegojnë dhe çojnë te kontakti. Templates & Coaching: për ata që duan ta menaxhojnë vetë marketingun.

hdhjedjedhj
A është marketingu gjithmonë në fund të listës tënde?

Është koha të ndalosh së postuari "me shpresë" dhe të fillosh të ndërtosh një sistem që punon për biznesin tënd.

img 1066 2
Nuk është vetëm social media.

Është strategji + pamje + strukturë, që punojnë bashkë.

Biznesi yt ka nevojë për më shumë sesa postime të bukura. Ka nevojë për një identitet të qartë, një strategji që ka kuptim dhe mjete që të lehtësojnë përditshmërinë. Unë të ndihmoj me: Social Media Management & strategji Website që shiten, jo vetëm duken bukur Logo & branding që përfaqëson realisht biznesin tënd Templates të gatshme & të personalizuara Coaching për biznese që duan ta vetë-menaxhojnë marketingun

Kam pasur kënaqësinë të punoj me:

through the valley therapy logo featuring a hand drawn green mountain with two blue hikers
mbc col new colors
thechronicillnesstherapist
mindworks 1.png
photo 2024 09 13 16 57 20
41p5heh+cxl. sy445 sx342 fmwebp
png file e1724369209818 (1)
thumb logo for evan styron s psychotherapy (1)
rti logo 2026 01 scaled
vimmi logo websiteheader
logoodatt
logo web transparent edited

PËR KË ËSHTË SOCIAL ALBA:

Punoj me biznese të vogla dhe të mesme, si:

Nuk e sheh industrinë tënde? Më shkruaj. Marketingu i mirë funksionon kudo ku ka njerëz që duhet t'i bindësh të zgjedhin ty.

SHËRBIMET:

Çdo biznes ka një histori. Pyetja është nëse po e tregon.

Klientët nuk blejnë vetëm produkt apo shërbim. Blejnë besim. Dhe besimi ndërtohet kur dikush kupton kush je, pse e bën këtë dhe çfarë të dallon. Përmes fotos, videos dhe storytelling-ut, e kthejmë këtë në përmbajtje që njerëzit e shohin, e ndajnë dhe e mbajnë mend.
dsc00396

Nuk je i sigurt cili të duhet?

Nuk të duhet gjithçka. Zgjidh atë që e zgjidh problemin tënd tani.

Shumica e bizneseve nuk kanë nevojë për gjithçka menjëherë. Kanë nevojë për hapin e duhur në momentin e duhur.

Strategji & Social Media Management

Për ata që postojnë pa plan ose s’kanë kohë.
Ndërtoj strategjinë, kalendarin dhe e ekzekutoj çdo muaj: përmbajtje, postim, angazhim dhe raport. Ti merresh me biznesin, rrjetet kanë drejtim.

Foto, Video & Storytelling

Për ata që duan të duken profesionalë dhe të mbahen mend.
Foto brandi dhe produkti, Reels, video promovuese dhe storytelling që e tregon historinë e biznesit tënd, jo vetëm ofertën.

Branding & Website

Për ata që duan që gjithçka të duket si një biznes i vetëm.
Logo, identitet vizual dhe website që shpjegon çfarë bën dhe e çon vizitorin te kontakti, jo vetëm që duket bukur.

Templates, Coaching & Akademia

Për ata që duan ta menaxhojnë vetë ose të bëhen SMM.
Templates të gatshme, coaching 1:1 dhe kurse për biznese që duan ta drejtojnë vetë marketingun, dhe për njerëz që duan të ndërtojnë shërbimin e tyre si Social Media Manager.

Shopping Cart
  • Your cart is empty.